Ulqini vërshohet nga pushuesit kosovarë
BILLI·
Festa e 1 Majit ka shënuar fluksin e parë dhe të madh të mysafirëve në qytetin e Ulqinit ku edhe kësaj here dominojnë ato nga Kosova.
Në pikën kufitare të Sukubinës, numri i madh i automjeteve me targa nga Kosova tregon se edhe këtë vit mysafirët e parë dhe të përhershëm janë nga shteti më i ri në Ballkan.
Radhët janë të gjata edhe deri në 2 kilometra, ku pritjet janë nga 40 minuta deri në 1 orë e gjysmë.
Është vështirë të flitet me numra, por mendohet që në Ulqin për momentin janë mbi 16 mijë mysafirë, raporton “TV Teuta”.

Lexo edheFrikë nga hakmarrja shqiptare, policia mbikëqyr dy familjet
Për shqiptarët nga Kosova, Ulqini mbetet qyteti i tyre i preferuar për të kaluar qoftë edhe një ditë.














