back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeUjësjellësi mohon se shembja e dheut ndodhi nga pëlcitja e gypit

Ujësjellësi mohon se shembja e dheut ndodhi nga pëlcitja e gypit

Të ngjajshme

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka demantuar deklaratat e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prishtinës, se shpërthimi I gypit të ujësjellësit në lagjen e Muhaxherëve, ka shkaktuar shembjen e dheut në rrugën “Qamile Jaka”

Sipas kompanisë, gypi i ujësjellësit ka shpërthyer për shkak të shembjes së dheut.

“Sot rreth orës 00:40, ekipet e KRU Prishtina kanë marrë njoftim se ka shpërthyer një tubacion i furnizimit me ujë të pijshëm në Lagjen e Muhaxhirëve afër stacionit të policisë nr.2.

Ekipet teknike të KRU ,,Prishtina,, kanë dalë menjëherë në terren dhe rreth orës 00:55 minuta kanë ndërprerë linjën e furnizimit me ujë që është linjë HDPE RC 110 mm e montuar në vitin 2014. Dëmtimi i kësaj linje ka ardhë si pasojë e shembjes së dheut ne gropën ndërtimore të objektit që është në fazë ndërtimi, në pjesën e poshtme të rrugicës. Një material i tillë siç është materiali HDPE pranon lëvizje të vogla dhe devijime deri ne 11°, por jo me shumë.

Në orët e mëngjesit të ditës se sotme ekipet e KRU ,,Prishtina,, kanë dalë prapë në terren, ku prezent ka qenë Drejtori Teknik, Menaxheri i Mirëmbajtjes si dhe ekipet tjera. Pas analizës së marrë nga terreni, shihet qartë që, ekzekutimi i punimeve në gropën ndërtimore të objektit poshtë rrugicës, është bërë në mënyrë jo profesionale, jashtë standardeve për ndërtim dhe mbrojtje të gropës ndërtimore.  Sipas njoftimit të  nga zyrtarët policor në terren, shembja e dheut në gropën ndërtimore ka filluar rreth orës 23:00, ndërsa tubi ka pëlcitur pas rreth 1 orë e 30 minuta, atëherë kur dheu i shembur e ka tërhequr tubin e ujësjellësit deri ne masën që e ka shkëputur nga lidhjet”, thuhet në komunikatë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz