BallinaSportUEFA raciste, asnjë nderim për viktimat e ngjarjes në Stamboll

UEFA raciste, asnjë nderim për viktimat e ngjarjes në Stamboll

Të ngjajshme

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Kantonet e Zvicrës Perëndimore bashkohen për të kundërshtuar nismën e emigracionit

Konferenca e Qeverive Perëndimore Zvicerane “kundërshton fuqimisht” iniciativën e...

UEFA nuk e ka cilësuar të arsyeshme që në ndeshjen e sotme të Euro 2016 mes Portugalisë dhe Polonisë të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave të sulmit terrorist në Stamboll. Ky është cilësuar një vendim skandaloz dhe ka krijuar mjaft polemika, duke pasur parasysh se institucioni që drejton futbollin në Evropë ka nderuar vazhdimisht viktimat e ngjarjeve të ngjashme në vendet e Evropës Perëndimore.

“Do të ishte joreale që të kujtonim të gjitha viktimat e çdo tragjedie”, ishte shpjegimi konfuz i UEFA-s, e cila më pas u mundua të mbronte veten duke cituar shpjegimin e rregullores së saj për ngjarje të tilla.

“Nderimet (minuta e heshtjes, shiritat e zi) bëhen për viktimat e ngjarjeve tragjike të cilat ose janë të lidhura direkt me futbollin, ose ndodhin në vendet e skuadrave organizatore dhe pjesëmarrëse të aktiviteteve”, shkruhet në këtë shpjegim.

Në fakt, Turqia ishte pjesëmarrëse në Euro 2016, ndonëse u eliminua pas fazës në grupe.

Gjatë këtij aktiviteti, UEFA vendosi të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes Francë-Shqipëri, për të nderuar dy oficerë policie të vrarë në Francë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz