back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaSportUEFA ia beson FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator të Championsit

UEFA ia beson FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator të Championsit

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë një lajm shumë të mirë nga UEFA. Në fakt, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur që t’ia besojë FFK-së organizimin e rrethit paraeliminator për Ligën e Kampionëve. Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë do të organizohet në vendin tonë.

- Advertisement -

FFK kishte aplikuar me kohë për marrjen e organizimit të ndeshjeve të rrethit paraeliminator dhe në saje të partneritet shumë të mirë ndërmjet dy institucioneve, por edhe organizimit shumë të mirë që FFK-ja ka bërë në ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve, sot, ka ardhur lajmi pozitiv  nga selia e UEFA-s.

Kësisoj, stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por edhe ai “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të jenë arena ku klubi ynë kampion do të mund t’i mirëpresë skuadrat kampione nga San Marino, Andora dhe Gjibraltari.

Kërkesa për organizimin e këtij rrethi nga FFK-ja është bërë me qëllim që t’i lehtësohet puna klubit tonë që do të na përfaqësojë në këtë garë të ketë më pak shpenzime dhe njëherësh ta ketë mundësinë për ta shijuar përparësinë e terrenit vendas dhe ta gëzojë përkrahjen e madhe të tifozëve në një garë kaq të rëndësishme, por njëherësh si qëllim ka edhe faktin që klubi ynë të arrijë rezultate sa më të mira dhe në këtë mënyrë liga jonë të vlerësohet  më lartë dhe në të ardhmen të kemi më shumë ekipe pjesëmarrëse në garat evropiane.

Të rikujtojmë se vitin e kaluar ky rreth paraeliminator u zhvillua në Gjibraltar, ku kampioni ynë Drita arriti ta mbyllë me sukses, duke kaluar në rrethin e parë kualifikues, ku më pas u eliminua nga skuadra e njohur suedeze, Malmo.
Ndeshjet e rrethit paraeliminator do të zhvillohen prej 20 deri më 27 qershor, 2019.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz