back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaUncategorizedUdhëheqja komunale e Mitrovicës homazhe në Prekaz

Udhëheqja komunale e Mitrovicës homazhe në Prekaz

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

 

 

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi dhe ekzekutivi i komunës, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule të freskëta në varrin e Komandantit legjendar Adem Jashari, në përvjetorin e “Epopesë së UÇK-së” dhe sakrificës sublime të familjes Jashari.
Kryetari Bahtiri më pas ka qëndruar në kullën e Jasharajve, ku është pritur nga Murat Jashari dhe anëtarët tjerë të familjes. Ai me këtë rast tha se lufta e  lavdishme të UÇK-së, heronjtë dhe dëshmorët e Kombit, e ka sjellë Kosovën, këtu ku është sot.
“Në këtë luftë për liri dhe pavarësi të Kosovës, komandanti legjendar dhe familja e tij, padyshim se kanë dhënë kontributin më të madh dhe ne sot me krenari e nderojmë atë, familjen dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e Kombit që ranë në altarin e lirisë”, ka thënë kryetari Bahtiri.
Në vazhdim kryetari Bahtiri ka thënë se është obligim i institucioneve dhe bartësve të tyre që të punësojnë me përkushtim për të realizuar qëllimin e atyre që dhanë jetën për këtë Kosovë.
Murat Jashari, falënderoi të gjithë ata njerëz që vijnë nga të gjitha viset e vendit e më gjerë për të vizituar dëshmorët në Prekaz dhe për të nderuara familjen Jasharaj, duek shtuar se vendi ynë ka ende shumë punë për të realizuar amanetin dhe synimin që kishin luftëtarët e lirisë, për forcimin e institucioneve dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz