Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore
dp

Lexo edhe“Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi

Kështu ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Sipas njoftimit, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat ka diskutuar me përfaqësues të kompanive dhe të shoqatave të shkollave. Në fokus ishte gjendja e punëtorëve teknikë dhe mundësia e zgjidhjes së problemeve të tyre.
Përfaqësuesit e kompanive kanë deklaruar se janë në borxhe për shkak të faturave të papaguara nga Komuna e Prishtinës. Sipas tyre, pagesat janë vonuar nga 2 deri në 3 muaj.
Federata ka bërë të ditur se problemet e punëtorëve teknikë vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura.

Lexo edhe“Askush nuk guxon të thotë jo”: Votuesit nga Kosova flasin për presionet para zgjedhjeve në Serbi
“Për shkak të moszgjidhjes së këtyre problemeve, greva e punëtorëve teknikë do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhjeje dhe realizimin e kërkesave të tyre”, thuhet në njoftim.
Gjatë komunikimit me kryetarët e shoqatave të shkollave është arritur pajtim për grevën tërëditore gjatë javës së ardhshme. Kjo do të mbahet nëse nuk ka reflektim nga Komuna e Prishtinës.