Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU turpëruan në garat evropiane, Malisheva ua tregon derën të gjithë trajnerëve...

U turpëruan në garat evropiane, Malisheva ua tregon derën të gjithë trajnerëve të skuadrës

Të ngjajshme

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Liverpooli po e transferon yllin e Real Madridit

E ardhmja e Luis Díaz te Liverpool është ende...

Për nesër parashikohet mot jashtëzakonisht i nxehtë

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Behrami: Na ka mbetë veç me dalë jashtë me i mbajtë seancat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami,...

Pas turpërimit që i ndodhi në garat evropiane, Malisheva ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me të gjithë trajnerët e skuadrës, raporton IndeksOnline.

Kështu ka njoftuar klubi i FC Malisheva përmes një komunikate për media.

Postimi i plotë i klubit:

Klubi njofton ndërprerjen e bashkëpunimit, me marrëveshje të dyanshme, me Kryetrajnerin Bekim Isufi, Trajnerin kondicional Arsim Tershani, Trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe Video analistin, Shkumbin Gërguri.

Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti me FC Malisheva kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA Conference League, dhe duke shkruar historinë për herë të dytë radhazi si klub.

Gjithashtu, jemi thellësisht falënderues për punën profesionale, përkushtimin dhe korrektësinë e Trajnerit kondicional Arsim Tershani, i cili dha një kontribut të çmuar në ngritjen fizike të ekipit.

Një falënderim i veçantë i shkon edhe Trajnerit të portierëve Diamant Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm me portjerët tanë gjatë gjithë kohës së kaluar në klub.

Mirënjohës dhe falënderues edhe për Shkumbin Gërguri për punën dhe analizat profesionale për kohën sa ishte pjesë e jona.

Dyert e FC Malisheva do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me Bekim Isufin, Arsim Tershanin, Diamant Kadriollin dhe Shkumbin Gërguri. Deri atëherë, ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional.

Në ditët në vazhdim klubi do të bëjë emërimin e Kryetrajnerit të ri dhe kompletimin e shtabit teknik.

FC Malisheva 🔵⚪️

- Advertisement -

Të Fundit