back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaShowBizU tha se nuk e lejoi Marinën të punonte në ekran, Getoar...

U tha se nuk e lejoi Marinën të punonte në ekran, Getoar Selimi sqaron gjithçka për akuzat që iu bënë

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Getoar Selimi ka dhënë një intervistë për revistën “Living” ku përveç muzikës ka folur edhe për jetën bashkëshortore me Marina Vjollcë, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari tregoi se gjithçka mes tyre ka rrjedhur natyrshëm dhe se në fillim komunikonte më shumë me Luanën duke e ngacmuar gjithmonë për Marinën.

Ai gjithashtu ka folur edhe për thashethemet që qarkulluan muaj më parë, sikur Geti nuk po e lejonte Marina Vjollcën t’i punës si moderatore në ekranin shqiptar.

Selimi ka hedhur poshtë gjithçka të shkruar, madje ai ka thënë se së bashku me Marinën kanë qeshur me këto shkrime, pasi sipas tij ai e mbështet gjithmonë atë.

“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agresiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është arma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti./GazetaBlic

Lexo edhe këtë: Si e priti familja Vjollca Gheto Geasyn si dhëndër, flet për herë të parë reperi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz