back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeU raportua se Sami Lushtaku mori qira nga një objekt në qendër...

U raportua se Sami Lushtaku mori qira nga një objekt në qendër të Prishtinës – Lushtaku thotë se do ta paditë

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Raportimi i televizionit Kohavision se ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka marrë qira nga një objekt në qendër të Prishtinës, ka nxitur reagimin e tij.

Nëpërmjet një shkrimi të publikuar në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, në internet, Lushtaku ka hedhur poshtë pohimet e KTV’së.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj televizionit, teksa ka ftuar Prokurorinë të nisë hetime.

“Sonte, televizioni Kohavision, e paska publikuar një dokumentar, në të cilin është lakuar edhe emri im, kinse kam përfituar nga qiraja e një lokali në qendër të Prishtinës, i cili i është dhënë në shfrytëzim Telekomit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Ashtu siç kam paralajmëruar para pak kohe, tash e tutje, ndaj çdo shpifje e ndaj çdo lajmi të rrëmë, i cili ka për qëllim që të dëmtojë personalitetin tim, do të ngre padi në gjykatë. Ditët në vijim, në konsultim me avokatin tim, do të ushtrojmë padi ndaj televizionit Kohavision për këtë lajm të pavërtetë”, ka thënë ai.

“Ftoj edhe Prokurorinë e shtetit që të hetojë se kush ka përfituar qira në atë lokal dhe njëherë e mirë të zbardhet e vërteta”, përfundon shkrimi i Lushtakut./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz