U raportua për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, flasin nga ISHP
03

Lexo edheMinistria e Jashtme shkel rregulloren, nuk ua paguan konsujve të shkarkuar bileta kthyese

Para pak minutash është raportuar se një person është infektuar me koronavirus dhe kjo, sipas disa mediave, është konfirmuar në QKUK.
Ishte portali “Arbresh.info” i cili raportoi me burime për rastin e parë me koronavirus në Kosovë, e pas saj edhe portal i njohur “Indeksonline” e plasoi lajmin.
Mirëpo, Reporteri.net ka biseduar Institutin e Shëndetit Publik, të cilët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke e quajtur të rrejshëm lajmin.
“Nuk është e vërtetë. Lajm i rrejshëm, se nuk është testuar ende”, ka thënë zëdhënsja Era Pireva për Reporterin.

Lexo edheMinistria e Jashtme shkel rregulloren, nuk ua paguan konsujve të shkarkuar bileta kthyese
Sidoqoftë, as Ministria e Shëndetësisë nuk ka reaguar lidhur me ndonjë situatë të jashtëzakonshme, gjë të cilën e ka bërë ditët e kaluara kur ishin shfaqur raste të dyshimta.
Ndryshe, në Shqipëri sot është shënuar viktima e parë nga ky virus. Ajo ishte një grua 75 vjeçare që kishte qëndruar në Itali./Reporteri.net