back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU raportua i zhdukur, pas një dite u gjetë i varrosur në...

U raportua i zhdukur, pas një dite u gjetë i varrosur në ara- Policia deklarohet për rastin e Enver Bajraktarit në Lipjan

Të ngjajshme

Një ngjarje tejet e rëndë u raportua të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Një person ishte shpallur i zhdukur nga familjaret, e po kërkohej.

Por më e rënda ndodhi dje, kur trupi i të njëjtit u gjetë i varrosur në një arë të fshatit Baicë të Lipjanit.

Enver Bajraktari po kërkohej nga familjarët e ishte raportuar si i zhdukur një ditë më parë- por u gjetë i vdekur e i varrosur dy metra në thellësi.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

Policia njoftoi se trupi i Bajktarit sipas IML-së është i freskët.

“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”.

Gjithashtu u tha se në lidhje me  rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.

Familjarët e tij kanë deklaruar se Enveri nuk kishte probleme apo konflikte me ndonjë person të caktuar./Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit