U prit Mickoski dhe himni shqiptar nuk u luajt në Pustec, Rama: S’ka mushkë Troje që na lëkund
dp

Lexo edheTentoi të hynte pa i dekaruar mbi 12 mijë euro dhe mbi 5 mijë franga zvicerane- Dogana me detaje për rastin tek Dheu i Bardhë

Përmes një postimi në platformën X, Rama e cilësoi ngjarjen si “një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës”.
Rama tha se kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar paraprakisht që në aktivitet të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar.
“U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane”, shkroi Rama.
Ai shtoi se Shqipëria i konsideron minoritetet si “pasuri kombëtare”, ndërsa kritikoi atë që e quajti “cirk të nacional-folklorizmit ballkanik”.
Reagimi i Ramës vjen pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shprehu keqardhje për mosluajtjen e Himnit Kombëtar Shqiptar në këtë aktivitet.

Lexo edheTentoi të hynte pa i dekaruar mbi 12 mijë euro dhe mbi 5 mijë franga zvicerane- Dogana me detaje për rastin tek Dheu i Bardhë
Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës.
Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i…
— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2026