Një i moshuar është gjendur i pajetë në Greqi. Sipas mediave greke mësojmë se i moshuari nga Shqipëria ishte nisur për këto ditë pushimesh dhe Vitin e ri tek fëmijët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. I moshuar shqiptar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke. “Neakriti.gr” raporton se: 73-vjeçari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u gjet në plazhin Kalamokania në lagjen Makri Gialos.
Mëngjesin e së shtunës, fëmijët e tij denoncuan në polici zhdukjen e të atit, duke nisur kështu një operacion nga autoritetet ligjzbatuese greke për gjetjen e tij. 73-vjeçari, i zhdukur në rrethana misterioze, kishte udhëtuar nga Shqipëria në Greqi 11 ditë më parë për të kaluar pushimet e fundvitit me fëmijët e tij që jetonin dhe punonin në Makry Gialos. Por, të shtunën në mëngjes, pa asnjë shpjegim, u zhdukur nga shtëpia e tyre. Fillimisht u gjetën rrobat e të moshuarit në një plazh të Makri Gialos. Më pas, 72-vjeçari u gjet i pajetë në det. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes