back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaShqiptarePa rroga dhe i dëmtuar në punë, ky punonjës kërkon ndihmë nga...

Pa rroga dhe i dëmtuar në punë, ky punonjës kërkon ndihmë nga shteti

Të ngjajshme

Asllani në bisedime me skuadrën e njohur

Pas tre sezonesh, aventura e mesfushorit shqiptar, Kristian Asllani...

KOMF apelon tek prindërit: Edukoni fëmijët për respekt dhe larg dhunës

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF,...

Vendoset gurthemeli, zjarrëfikësit në Suharekë po bëhen me qendër moderne

Suhareka shumë shpejt do të ketë një objekt të...

Një javë nga vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në arrati

Qetësinë e kryeqytetit e prishën një javë më parë,...

6 punonjës të ish-fabrikës sh.a duhan cigare në Shkodër, tek ish-fermentimi nuk kanë marrë rrogat e tyre prej rreth 2 vitesh. Një nga këto punonjës është edhe Sabri Spahia. Ai tregon se ka bërë disa takime me deputetë por edhe përfaqësues të ministrisë së ekonomisë, por pa marrë një zgjidhje.

Madje, Spahia ka pësuar edhe një dëmtim në punë, por deri më sot nuk ka marrë asnjë raport, pa llogaritur edhe rrogat e padhëna. Nga ana tjetër, ai është debitor edhe tek ujësjellësi dhe OSHEE, pasi nuk ka me çfarë ti paguajë. Si rrjedhojë, OSHEE i ka ndërprerë dritat dhe tashmë ai do presë vitin e ri në errësirë në shtëpinë e tij.

“Unë kam bërë disa takime me deputetë dhe përfaqësues të ministrisë së ekonomisë, duke ju shprehur problemet e punonjësve. Më kanë premtuar që do na sjellin paratë, por as Ditmir Bushati, as Arben Ahmeti, as Senida Mesi nuk na kanë zgjidhur këtë problem. Pagat tona nuk i kemi marrë prej 21 muajsh. Unë madje jam dëmtuar në punë, pasi jam rrëzuar në shkallë një ditë duke dëmtuar këmbën. Nuk kam raport dhe as një ndihmë. Jam në borxh me ujin dhe dritat, ku madje mi kanë fikur dhe natën e vitit të ri e festoj pa drita. Jemi të detyruar të presim një përgjigje nga shteti dhe kërkojmë djersën tonë. Presim a të largohemi nga këtu apo të vazhdojmë këtë punë.” – thotë Spahia. /ShkodraNews

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz