U mblodhën 450 mijë euro për kurimin e tij, 21 vjeçari Emro Abazi humb betejën me sëmundjen e rëndë
BILLI

Lexo edhe“Mbylla librin dhe dola jashtë”, Berisha tregon si e përjetoi tërmetin

Lajmin e hidhur të ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë imami Elvis Naçi, i cili thotë se Emro është larguar nga kjo botë.
“Emro e mbylli jeten e kesaj bote por lusim Zotin e Gjithesise ta fali, meshiroje dhe ta dergoje ne Xhenet ne boten tjeter. Amin”, shkruan Naçi në rrjetet e tij sociale.
I riu që preku mbarë shqiptarët me historinë e tij të dhimbshme, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor në Gjermani.
Terapitë për trajtimin e Emros shkonin deri në 450 mijë euro, shumë të cilën shqiptarët e kudondodhur arritën ta siguronin duke kontribuar për t’i ardhur në ndihmë 21-vjeçarit.
Lexo edhe“Mbylla librin dhe dola jashtë”, Berisha tregon si e përjetoi tërmetin
Fatkeqësisht i riu nuk mundi dot t’ia dalë mbanë.
