BallinaLajmeA u largua Mogherini nga takimi me kryeministrin Haradinaj?

A u largua Mogherini nga takimi me kryeministrin Haradinaj?

Të ngjajshme

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Zjarr në Dardani të Prishtinës, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një kontejner mbeturinash është përfshirë nga zjarri mëngjesin e...

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini nuk është larguar nga takimi që pati sot në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Avni Arifi këshilltar i kryeministrit.

Arifi njëherit bëri me dije se konferenca e përbashkët  Mogherini -Haradinaj. pas takimit të Këshillit për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës është anuluar për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ndërkohë që, Klan Kosova merr vesh se megjithatë takimi mes zyrtares së lartë evropiane dhe shefit të ekzekutivit kosovar është përcjellë me tensione për shkak të insistimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për të rritur pjesëmarrjen e Amerikës në procesin e dialogut midis  Prishtinës dhe Beogradit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz