back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditU la në burg nga Gjykata e Lartë, Ilir Meta ankimon në...

U la në burg nga Gjykata e Lartë, Ilir Meta ankimon në Kushtetuese vendimin

Të ngjajshme

Sulmi izraelit në Doha, Trump do takojë kryeministrin e Katarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump,...

Ukrainë: Prodhim i përbashkët armësh me SHBA-në dhe Gjermaninë

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje...

Antonio Rudiger pritet ti mungoj Realit për një kohë të gjatë

Futbollisti i Real Madridit, Antonio Rudiger gjatë stervitjes së...

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, Meta argumenton se vendimet e tri shkallëve të gjyqësorit – Gjykata e Lartë, Apeli dhe Shkalla e Parë – janë antikushtetuese dhe në shkelje të të drejtave themelore. Ai pretendon se i janë cenuar rëndë liritë personale, neni për gjykim të drejtë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe parimet e procesit të rregullt ligjor sipas Kushtetutës dhe Kodit Penal shqiptar.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë nëse do të marrë në dorë çështjen për ta trajtuar si shkelje të të drejtave kushtetuese. Ndërkohë, Meta mbetet në qelitë e paraburgimit në pritje të vendimeve të mëtejshme gjyqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz