BallinaLajmeU dënua me 1 vjet e 6 muaj për gjuhën ndaj gjykatësit...

U dënua me 1 vjet e 6 muaj për gjuhën ndaj gjykatësit e prokurorit, Manxhuka: Shpartalluam bandat në Veri

Të ngjajshme

Osmani folëse në TED Talk, prezanton të vërtetën e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani do të jetë një nga folëset...

Ademi uron “Dardanet” pas fitores ndaj Bullgarisë: Hap i rëndësishëm drejt Ligës B

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Blero po bëhet baba, Eronita publikon fotot me barkun e fryrë

Këngëtari Blero dhe gruaja e tij Eronita, janë në...

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ pasi sot Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar më 1 vit e 6 muaj burg për përhapje të përçarjes e mosdurimit.

Manxhuka pa reaguar në mënyrë direkte për vendimin e Gjykatës, ka shkruar për atë se si në Veri janë shpartalluar bandat kriminale.

Zëdhënësi i Kurtit ka shkruar tutje se e kanë ditur që do të prishen shumë interesa në Veri, por megjithatë “janë ballëhapur”, meqë ajo pjesë po “merr jetë si kurrë më parë”

“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës.Përpara. Vazhdojmë”, ka shkruar Manxhuka.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar zëdhënësin e Qeverisë Arlind Manxhuka dhe deputetin Egzon Azemi me nga një vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes. Ndërsa të akuzuarit Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani me 6 muaj burgim për kanosje.

Në bazë të aktakuzës së ndryshuar në vitin 2026 zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i LVV-së, Egzon Azemi, akuzohen për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ndërsa Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj akuzohen për “Kanosje” drejtuar Afrim Shefkiut, prokuror special dhe Mentor Bajraktarit, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz