Turqit konsumuan për Bajram 4 mijë ton bakllava

Tregjet e Turqisë u mbushën me lloje të ndryshme bakllavaje me rastin e Bajramit.
Mehmet Yildirim, kryetar i Shoqatës Turke të Prodhuesve të Bakllavasë dhe Ëmbëlsirave tha se puna në këtë sektor shtohet me afrimin e Bajramit.
“Prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi është mesatarisht 1 000 tonë, prej të cilit vetëm në Stamboll prodhohen dhe konsumohen 200-220 tonë, ndërsa kjo shifër rritet 80 për qind në muajin e Ramazanit”, theksoi Yildirim.
Ai theksoi se bakllavaja është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe kuzhinës turke dhe pjesë e pandarë e Ramazanit dhe Bajramit.

Lexo edheNjihuni me njeriun më të armatosur në botë (Foto)
Yildirim tha se konsumatorët blejnë bakllava në sasi të mëdha duke filluar një ditë para Bajramit.
“Ne parashikojmë se vetëm gjatë festës së Bajramit sasia e konsumuar e bakllavasë do të rritet për tre deri në katërfish. Ndërkaq, për sa i përket Stambollit, presim që brenda ditës të konsumohen 1 000 tonë bakllava”, tha Yildirim.














