Turqia shton iftar madhështor për 2000 persona në Preshevë
Ditën e Hënë më 21 Maj në stadiumin e qytetit në Preshevë do të shtrohet iftar madhështorë për 2000 persona nga komuna e Bajrampashës së Stambollit të Turqisë.
“Këtij aktiviteti i kishte paraprirë vizita zyrtare e jonë në Turqi në muajin tetor në komunën e Bajrampashës Atila Aydıner në atë kohë në takim me kryetarin Aydıner, dhe ky realizim është bërë i mundur edhe pas ardhjes së AK parti-së në Preshevë në muajin shkurt të këtij vitit”, thuhet në njoftimin e organizatorit shoqatës “Vizioni për zhvillim dhe kooperim” në Preshevë.
Kjo shoqatë ka njoftuar se në bashkëpunim me komunën e Preshevës iftari do të shtrohet tek stadiumi i qytetit në ambient të hapur.
Lexo edheTërmeti në Vlorë ‘shkul’ gurët nga mali!
Andaj sipas këtij njoftimi të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë iftar në mënyrë të organizuar mund të adresohen në komunën e Preshevës për të i marrë ftesat./Titulli.com/














