Tërmeti në Vlorë ‘shkul’ gurët nga mali!
Banorët në zonën e Selenicës në Vlorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga lëkundjet e tërmetit kanë rrëfyer momentet e frikshme.
Një banor thotë se lëkunjdet ishin të forta, aq sa filluan të binin edhe gurë nga mali.
“Në shtatë e gjysmë unë isha te shtëpia ime dhe e ndjeva fort dhe u tremba. Qe aq e madhe sa ranë dhe gurë nga mali, pastaj pati lëkundje gjatë natës. Unë isha me djalin, dajli fjeti jashtë, por lëkundej shtëpia”, shprehet banori.
Po ashtu ata thonë se vitet e fundit nuk ka pasur lëkundje tërmeti.

Lexo edhe“Të premtoj që nuk do të të lë asnjëherë vetëm”. Fjalët prekëse të djalit të adoptuar nga Shkodra për nënën birësuese
Ndërsa prefekti tha se nesër në orën 12:00 do të mbledhë shtabin e emergjencave.
Prefekti: Unë kam folur me kreun e bashkisë selenicë dhe nesër në orën 12:00 do të mbledh shtabin e emergjencave. Duke patur parasysh që tërmeti i parë ka ndodhur në datë 14 dhe i fundit sot në mëngjes kam porosituar që të bëjnë kujdes, sidomos në zonat e rrezikshme i kam thënë që të rrinë jashtë banesave që rrezikohen nga këta shkëmbinj














