back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeTurqia liron papritur priftin amerikan

Turqia liron papritur priftin amerikan

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që...

Ilir Meta nesër në SPAK për çështjen e “21 Janarit”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të paraqitet nesër...

Mosha veç numër/ John Terry fton Thiago Silvan të rikthehet në Chelsea

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka vendosur të largohet nga...

Pas një konflikti të ashpër me SHBA, Turqia liroi priftin nga SHBA Andrew Brunson, i cili mbahet që prej dy vjetësh i arrestuar në Turqi. Një gjykatë e qytetit të Izmirit urdhëroi të premten heqjen e urdhërit të arrestit shtëpiak, bëri të ditur një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve dpa, i pranishëm në sallë. Edhe ndalimi për t’u larguar nga Turqia për pastorin u hoq.

Brunsoni tani mund të largohet në SHBA. Dënimin që u shqiptua njëkohësisht me tre vjet, një muaj dhe 15 ditë ai nuk duhet ta vuajë. Veç kësaj, sipas medieve turke, atij i llogaritet koha që ka kaluar në arrest.

Avokati i Brunsonit Ismail Cem Halavurt i tha dpa se ai pret që mandanti i tij të largohet nga Turqia që mbrëmjen e sotme. Me këtë është bërë një hap i madh për shtensionimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Ankarasë.

Për Turqinë, ky vendim është njëkohësisht një zgjidhje që i ruan fytyrën dhe praktike për një konflikt, i cili e futi vendin në një krizë të rëndë monetare. Ky vendim pritet ta rikthejë pjesërisht besimin e investorëve ndërkombëtare të tronditur rëndë dhe të tregjeve dhe të ndihmojë rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur rëndë të Turqisë. Pas vendimit të gjyqit, monedha turke Lira reagoi menjëherë duke e shtuar vlerën.

Në seancën gjyqësore, të ndjekur me vëmendje në botë, u zhvlerësuan deklaratat e dëshmitarëve kryesorë. Siç bëri të ditur gazeta “Hyrriet” të premten, tre dëshmitarë i tërhoqën deklaratat. Një dëshmitar për shembull e tërhoqi pohimin se një anëtar sirian i komunitetit të kishës së Brunsonit pati ndërtuar bomba për sulme terroriste.

Ministri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo e këshilloi me këmbëngulje natën duke gdhirë e enjtja Turqinë, që ta dërgojë në shtëpi Brunsonin. Televizioni amerikan NBC njoftoi një ditë para procesit gjyqësor për një marrëveshje të fshehtë për lirimin e pastorit – por Uashingtoni nuk e konfirmoi këtë.

50 vjeçari Brunson jeton prej 20 vjetësh në Turqi. Ai ishte atje prift i një kishe evangjeliste në Izmir, kur e arrestuan pak muaj pas përpjekjes për puç në Turqi, në vitin 2016. Në dhjetor të të njëjtit vit atë e dërguan në paraburgim. Në fund të korrikut e kaluan në arrest shtëpiak, për shkak të problemeve shëndetësore. Brunsonin e akuzonin për mbështetje të PKK dhe të lëvizjes së predikuesit që jeton në SHBA, Fetullah Gylen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz