BallinaOpinioneTurp kombëtar

Turp kombëtar

Të ngjajshme

Shtyhet seanca e Noizyt në GJKKO

Është shtyrë për datën 13 maj, seanca gjyqësore në...

BioNTech në Gjermani po e ndalon prodhimin e vaksinës COVID

BioNTech, kompania gjermane që u bë e njohur globalisht...

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Shkruan: Osman Stafa

Partia Socialiste votoi sot kundër një rezolute që dënonte genocidin e Serbisë në Kosovë.

Deputetët e Partisë Socialiste, të cilët sot duhej të ishin zëri i nënave të Krushës, fëmijëve të Mejës dhe viktimave të masakrave serbe, u rreshtuan në heshtje me Beogradin.

Ironia është therëse:

Të njëjtët njerëz që sot bënin thirrje për të protestuar për krerët e UÇK-së, janë po ata që sapo votuan kundër një akti kombëtar, që mbronte dinjitetin e Kosovës.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është pabesi.

Një goditje ndaj kujtesës kombëtare, ndaj çdo familjeje që ka varre të pambyllura në Kosovë.

Sot, kuvendi nuk foli në emër të Shqipërisë, foli në emër të heshtjes, frikës dhe servilizmit ndaj atyre që ende nuk e pranojnë krimin e tyre.

Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Historia e Shqipërisë nesër do i kujtojë emër për emër të gjithë ata që sot, ngritën kartonin “kundër” një ngjarjeje që ka ndodhur 26 vjet më parë.

Historia do kujtojë, jo për ata që folën, por për ata që votuan kundër Kosovës, kundër genocidit që serbët kryen ndaj shqiptarëve të asaj ane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz