Turbulenca gjatë një fluturimi, shqiptari rrëfen si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve

Njëzet e nëntë pasagjerë kanë marrë trajtim mjekësor për shkak të turbulencave të mëdha gjatë një fluturimit të avionit të “Turkish Airlines” drejt aeroportit ndërkombëtar “John F Kennedy” në SHBA.
Mediat turke raportojnë se avioni i nisur nga Stanbolli në momentin që ka hyrë në fushën ajërore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe për pasojë ka ndikuar në ekuilibrin e avionit. Pas kësaj u shkaktua panik te pasagjerët dhe 28 prej turke morën plagë të lehta.
Ndër ta ishte edhe një shqiptar, Sead Nikaj i cili u shpreh për gazetën amerikane New-York Times se pas kësaj që pa me sytë e tij nuk do të hipë më në avion.
“Po kthehesha nga Shqipëria dhe 40 minuta para uljes në New York u përplasëm me rryma ajrore. Pas një periudhe qetësie sërish u përplasëm me një rrymë më të fortë. Njerzit filluan të bërtasin dhe të luteshin për jetën. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një gjë të tillë.” tha ai.
Lexo edheMoti sot dhe ditëve të ardhshme
E megjithatë të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe vetëm disa prej tyre kanë thyerje të kockave.














