Moti sot dhe ditëve të ardhshme
Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale të gjata kohore me diell gjatë pasditës. Do të jetë ende mjaft nxehtë duke pasur parasysh periudhën kohore në të cilën gjendemi.
Sistemet frontale dhe masat ajrore ciklonike nga Atlantiku kanë filluar të depërtojnë thellë në Evropë por edhe në drejtim të rajonit tonë duke kushtëzuar vranësira. Por, reshje atmosferike ende nuk do të ketë tek ne. Reshje shiu nesër priten në veri të Shqipërisë, ndërsa në Mal të Zi priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Kosovë nesër mund të ketë riga lokale shiu.
Të dielën mot me vranësira kalimtare dhe intervale kohore me diell. Përkeqësim i motit pritet të hënën. Pra java e ardhshme do të na sjellë reshjet e shumëpritura atmosferike, të cilat fillimisht do të jenë në formë shiu, ndërsa gjatë mbrëmjes vonë ose kah mesnata do të kemi edhe reshje të dendura dhe mjaft estetike bore.

Lexo edhePolicia e Kosovës jep detaje për aksidentin ku u përfshin 3 makina
Pra, shfrytëzojeni ditën e sotme, eventualisht edhe ditën e nesërme dhe pasnesër sepse nga e hëna na vijnë reshjet dhe uljet e ndjeshme të temperaturave./Meteoballkan














