Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
dp

Lexo edheOfendimi i Konjufcës ndaj Vjosa Osmanit, Avdiu: Skandal, përdori gjuhë seksiste

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli në rrugën “Mark Isaku” në lagjen Tophane është liruar nga mbeturinat vëllimore, kolonat si dhe veturat e parkuara mbi trotuar.
Sipas njoftimit, në këtë hapësirë janë vendosur edhe pengesa të reja, më të forta dhe stabile, transmeton IndeksOnline.
Kjo u bë me qëllim të mbrojtjes së hapësirës publike dhe krijimit të kushteve më të sigurta për qytetarët.

Lexo edheOfendimi i Konjufcës ndaj Vjosa Osmanit, Avdiu: Skandal, përdori gjuhë seksiste
Nga Komuna kanë bërë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.