Trump përuron fushën e golfit në Skoci, thotë se do të kthehet në Uashington për të “shuar zjarre në mbarë botën”
dp

Lexo edheÇka po ndodh me Justin Timberlake?

Presidenti amerikan Donald Trump ka përuruar fushën e tij të re të golfit në pronën e Balmedie në Aberdeenshire, Skoci, ku është pritur me duartrokitje teksa ka prerë shiritin ceremonial.
Në fjalimin e tij, Trump e ka falënderuar kryeministrin e Skocisë, John Swinney për pritjen, ndërsa ka vazhduar duke thënë se do të luante shpejt një raund në fushën e re, pasi i duhej të kthehej menjëherë në Uashington për “të shuar zjarre në të gjithë botën”
“Kemi ndalur rreth pesë luftëra. Kjo është shumë më e rëndësishme sesa të luash golf,” ka thënë Trump, sipas BBC-së.

Lexo edheÇka po ndodh me Justin Timberlake?
Ai tutje e ka cilësuar ditën si “të veçantë”, ndërsa ka parashikuar një “vit të veçantë, një dekadë të veçantë”.