back to top
Monday, October 13, 2025
BallinaShowBizTrump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të...

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

Të ngjajshme

Festa e golave me simbolin e shqiponjës nga Rey Manaj dhe Fisnik Asllani

Në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026, Rey Manaj shënoi...

Vetëm edhe 10 minuta lojë, Kosova gjithnjë e me afër fitores ndaj Suedisë

Kanë kaluar 80 minuta lojë në ndeshjen mes Suedisë...

Gashi: Nuk ka fitues apo humbës të madh nga rundi i parë i zgjedhjeve

Analisti Politik, Astrit Gashi, ka deklaruar se nuk ka...

Avioni rrëzohet në mes të autostradës në SHBA dhe bëhet copash, vdesin personat në bord

Një aksident tragjik ndodhi sot në mëngjes, në Massachusetts...

Zeqiri: Serbët erdhën për të votuar edhe përmes “varkave”

Për dy vite, udhëhoqi me njërën nga komunat veriore...

Një skenë e papritur u zhvillua në samitin e Gazës në Sharm el-Sheikh kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, personalisht komplimentoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente sikleti, por edhe buzëqeshje në audiencë.

“Kemi një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës tënde nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur“, tha Trump, duke e kthyer shikimin nga Meloni. “Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je …”

Kryeministrja italiane u habit, u përgjigj me një buzëqeshje, pohoi me kokë “jo” për të treguar se nuk shqetësohej dhe thjesht tha “faleminderit”, duke marrë duartrokitje nga publiku.

Videon e shikoni KETU

“Në Itali ajo është një politikane e suksesshme”

Duke vazhduar, Trump e falënderoi Melonin për praninë e saj në samit: “E vlerësojmë. Ajo donte të ishte këtu dhe është e pabesueshme. Ajo është shumë e respektuar në Itali. Është një politikane e suksesshme.”

Pak kohë më parë, presidenti amerikan i kishte mirëpritur udhëheqësit në skenë për një foto familjare, duke pozuar me gishtin e madh lart karakteristik dhe duke bërë shaka me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan:

Bëjeni edhe ju të njëjtën gjë!

Kur erdhi radha e kryeministrit italian, Trump buzëqeshi dhe tha dy herë: “Kush është ajo grua?”, përpara se t’i shtrëngonte dorën dhe të përsëriste: “Një grua e bukur .”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz