BallinaLajmeTrump drejt Pekinit, takimi me Xi Jinping pritet të ndikojë ekonominë dhe...

Trump drejt Pekinit, takimi me Xi Jinping pritet të ndikojë ekonominë dhe krizën globale

Të ngjajshme

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka...

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit dje,...

Ngritje minimale e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka...

Komunat paralajmërojnë protesta: Mbi 344 milionë euro humbje nga kontrata kolektive

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka paralajmëruar protesta, duke...

Komunat paralajmërojnë protesta, thonë se kontrata kolektive po ua zbraz buxhetet

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe...

Të hënën, Pekini e konfirmoi në momentin e fundit vizitën e presidentit të SHBA-së Trump në Kinë. Është e qartë se Trump-it i duhet të fitojë pikë përballë rivalit komunist. Ndërsa Xi është shumë i qetë.

E mira do kohë, kështu thotë një fjalë e urtë orientale. Pas anulimit në prill, presidenti amerikan Donald Trump tani synon që në fund të javës të vizitojë Kinën. Në botën e sotme, sfidat globale si rritja ekonomike dhe ndryshimet klimatike mund të zgjidhen vetëm me angazhimin e të dyja fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë ekonomia më e madhe dhe Kina e dyta më e madhe në botë; njëkohësisht, Kina është emetuesi më i madh dhe SHBA emetuesi i dytë më i madh i gazeve serrë.

Një takim midis presidentit kinez Xi Jinping dhe Trumpit, në këtë kontekst, nuk duhet të dështojë – për këtë janë të bindura qeveritë në Pekin dhe Uashington. Marrëveshja që pritet do të ketë një përmasë globale. Njëkohësisht, të dy krerët ambiciozë të shteteve duan t’i paraqesin popullsisë së vet – dhe në rastin e SHBA-së edhe votuesve – rezultate që i vendosin ata në një dritë pozitive. Askush nuk dëshiron të humbasë fytyrën. Të dy duan të mbeten “Strong Man”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz