Tronditet Gjermania: Vritet 36 vjeçari me shpatë në Stuttgart (Video)
03

Lexo edheMomenti që tmerroi gjithë pasagjerët, aeroplani shfaqet nga askund në pistë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin Stuttgart të Gjermanisë, ku si pasojë një 36 vjeçar mbeti i vdekur pasi u qëllua nga vrasësi disa herë me shpatë në kokë.
Viktima është sulmuar në një rrugë në orët e pasdites, kanë njoftuar autoritetet gjermane, shkruan Deutsche Welle, transmeton Klan Kosova.
“Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar policinë me të parë rastin, i cili ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”.

Lexo edheMomenti që tmerroi gjithë pasagjerët, aeroplani shfaqet nga askund në pistë
Policia më vonë e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje nga Policia.