back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditTrondit ish-banori i BB: Jam abuzuar për 7 vite nga fqinji

Trondit ish-banori i BB: Jam abuzuar për 7 vite nga fqinji

Të ngjajshme

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët, në...

Reshjet rekord të dëborës shkaktojnë kaos në disa pjesë të Japonisë

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka lëshuar paralajmërime për reshje të...

“Në moshë të vogël, kam qenë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht”,  kjo është deklarata tronditëse e gazetarit shqiptar dhe ish banori i BBA, Elton Tozaj.

Në një intervistë rrëqethëse, Tozaj ka treguar se jeta e tij në fëmijëri jashtë mureve të shtëpisë nuk ka qenë jeta që do donte një fëmijë.

Ai tregoi publikisht në Vizion Plus, për herë të parë se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Gazetari tha se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.

Ai tha se personi që ka abuzuar me të për 7 vite rresht ka ndërruar jetë në vitin 1997.

Gazetari zbuloi se abuzuesi jetonte në të njëjtin pallata me të, ishte komshi që banonte në katin e katërt. Ai pohoi se në disa raste ka menduar t’i japë fund jetës.

“Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.

Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje”, u shpreh gazetari.

Të Fundit

Sport

ShowBiz