back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditTri serialet turke që duhet t’i ndiqni sipas Ilirianës

Tri serialet turke që duhet t’i ndiqni sipas Ilirianës

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu, ish-gjysmëfinaliste e Big Brother VIP Kosova 2, ka ndarë me ndjekësit e saj tri rekomandime nga serialet më të fundit turke që po bënin bujë në rrjete.

E njohur për pasionin e saj ndaj prodhimeve televizive turke, ajo ka listuar tri projekte që ia kanë tërhequr më së shumti vëmendjen: “Halef”, “Eëref Rüya” dhe “Sahipsizler.”

“Halef” sjell një histori dramatike që përplaset mes traditës dhe modernitetit, ku një mjek i suksesshëm kthehet në vendlindje dhe përballet me sekretet e së kaluarës.

“Eëref Rüya” ndërthur dashurinë dhe intrigën, duke treguar një marrëdhënie të ndaluar midis një ish-të dashuri dhe një gruaje që tashmë ka një jetë të re plot mister.

Ndërsa “Sahipsizler” fokusohet në jetët e të rinjve që përpiqen të mbijetojnë në rrugët e Stambollit, duke prekur tema sociale e emocionale me realizëm të fortë.

Një zgjedhje që tregon qartë shijen e Ilirianës për histori të ndërlikuara, emocione të thella dhe produksione që lënë gjurmë tek publiku./Prive By Liberta Spahiu

Të Fundit

Sport

ShowBiz