Shkruan Elhami Qeriqi
Ditët, javët apo muajt në vazhdim do të karakterizohen nga një dinamizëm i theksuar për t’i dhënë epilog Procesit të Brukselit. Opsionet janë t’hapura dhe nuk përjashtohet asnjëra zgjidhje madje edhe ato tema që deri më tani kanë qenë tabu.
-Opsioni i ndarjës së Kosovës?
-Opsioni i koncesionit ndaj Serbisë në këmbim të ulëses në OKB dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës? dhe
-Opsioni i shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë, janë ç’shtjet që mëse shumti do të dominojnë tryezën e bisedimeve në Bruksel.
1. Në rastin e parë, opsioni i ndarjes së Kosovës ka qenë ide e kahershme, e ideuar nga akademiket famëkeq serb, e cila tani ka marr një dinamizëm më të theksuar në Procesin e Brukselit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Nayrisht duke parë hamendsimin dhe neutralitetin e një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare në relacion me subjektivitetin e Kosovës, në njëren anë, dhe në anën tjetër, duke shfrytëzuar paaftësinë, joseriozitetin dhe çakordimin e plotë të institucioneve tona, Serbia ka aktualizuar dhe imponuar idenë e ndarjes së Kosovës.
Serbia për të krijuar avantazh politik kundrejt pales shqiptare në Bruksel prej kohësh ka imponuar edhe iden e formimit të Zajednicës si zgjidhje për minoritetin serb në Kosovë, që praktikisht përmes saj t’paralizoj dhe të pamundësoj funksionimin normal të shtetit të Kosovës. Në anë tjetër, mos lejimi eventual i formimit të Zajednices nga pala shqiptare do të mund të mirret si pretekst për ndarjen e Kosovës, përkatësisht aneksimi i Mitrovicës Veriore, nga Serbia, natyrisht nëse palët negocuse nuk kanë rënë akoma në ujdi për ndonjë zgjidhje tjetër?
2. Opsioni më i rrezikshëm dhe më i dëmshëme që mund të diskutohet dhe që palët negocuese mund të bien dakord në Bruksel është koncesionet që mund t’i bëhen Serbisë nga pala kosovare në këmbim të fitimit të ulëses në OKB dhe formimit te Ushtrisë së Kosovës. Hipotetekisht koncesionet që mund t’i bëhen palës serbe, në këmbim të ulëses në OKB dhe formimit të Ushtrisë janë: Formimi i Asociacionit, i cili është tepër i rrezikshëm dhe paralizues për Kosovën. Fakti që ky Asociacion po diskutohet në Bruksel tregon për rëndësinë dhe kopetencat që do të ketë, një gjë është m’se e sigurtë Asociacioni nuk do të jetë një lloj OJQ siç pretendohet nga krerët e institucioneve tona, ngase po të ishte fjala thjeshtë për një OJQ, nuk do të bisedohej për atë në Bruksel.
Koncesioni tjetër ndaj Serbisë mund të jetë që Serbia të bëhet hisedare në shfrytëzimin e pasurisë së Kosovës, siç bie fjala, hisedare në Liqenin e Ujmani, e cila i garantohet edhe përmes Asociacionit, pasi sipas kësaj Marrëveshje thuhet se: “Asociacioni ushtron të drejta të plota në planifikimin urban dhe rural.
Rikujtojm se Liqeni i Ujmanit ndodhet në Komunën e Zubin Potokut, Komunë me shumicë serbe dhe e kontrolluar nga Serbia, e nga ky Liqen furnizohen me ujë qytetarët e Kosovës dhe nga hidrocentrali i tij prodhohet energji elektrike. Pastaj hisedare në Trepçë, Brezovicë etj. Dhe një nga proceset më të vështira dhe më të stërgjatura do të jetë demarkimi i kufirit Kosovë-Serbi.
Që të tri këto tema për një kohë të gjatë do ta dominojnë jetën politike në Kosovë, dhe do ta marrin tërë fokusin dhe energjinë, ndërkaq memat si zhvillimi ekonomik, integrimi evropian dhe përmirësimi i mirëqenjes sociale të qytetarëve të Kosovës do të mbeten jashtë fokusit institucional. Kosova nuk duhet të zgjedhë opsion e parë dhe të dytë për t’i japur epilog procesit të Brukselit. Këto dy opsion duhet kundërshtuar dhe përjashtuar në çfarë do mënyre.
3. Çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse e rrezikshme, mund të jetë opsioni më favorizues si për shqiptarët dhe serbët ashtu edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare. Tek e fundit, këta të fundit janë të pajtimit për cilëndo zgjidhje që palët bien dakordë. Opsioni i shkëmbimit të territoreve, përkatësisht shkëmbimi i Komunave me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës me tri Komunat me shumicë shqiptare të Kosovës Lindore mund t’i jep fund konfliktit shekullor serbo-shqiptar dhe si e tillë është më favorizuese për shqiptarët. Prandaj pala shqiptare duhet që ta analizojë dhe të përgatitet për një opsion të tillë nëse veç vihet në diskutim, apo edhe duhet që ta imponoj në bisedime si opsionin e vetëm të zgjidhjes së problemit serbo-shqiptar. Pra, ky opsion do të ishte epilogu më i mirë për shqiptarët.
Në të kundërten, shqiptarët do të dalin humbësit më të mëdhenjë gjatë gjithë historisë së tyre, duke pas parasysh poziten favorizuese në të cilen tani ndodhen. Në fund të fundit të tri opsionet janë në tavolinën e bisedimevë dhe të tri këto janë të diskutueshme, dhe të pranueshme për Bashkësinë Ndërkombëtare, këtë e tha edhe Ambasadori amerikn, Greg Delawie. Por, që të tri këto opsionet ka gjasë që do të trazojnë skenen politike në Kosovë dhe nuk do të kalojnë lehtë dhe papasoja.