back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajme‘Trepça’ ka minerale në vlerë 2 trilion dollarë

‘Trepça’ ka minerale në vlerë 2 trilion dollarë

Të ngjajshme

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashihet mot me diell e...

Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në...

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk

Departamenti i Sigurisë Publike i Utahut ka publikuar një...

Si ta forcojmë zemrën? 7 hapa të thjeshtë për një zemër më të shëndetshme

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve...

Kryetari i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, ka thënë se në fund të prillit do të prezantohet studimi i fizibilitetit për “Trepçën”, i cili është marrë nga GIZ-i gjerman dhe se ai është një potencial edhe më i madh sesa ishte menduar. Punë emergjente është zbatimi i Ligjit për “Trepçën”. “Trepça” ka minerale në vlerë 2 trilionë dollarë.

Ligji për “Trepçën”, i miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe i cili e nxjerr gjigantin ekonomik kosovar nga AKP-ja dhe ia kthen shtetit të Kosovës, ende nuk ka filluar të zbatohet në praktikë. Minatorët e “Trepçës” ia kanë përsëritur kërkesën Qeverisë së Kosovës që të fillojë zbatimi i ligjit dhe të krijojë kushte më të mira të punës. Halil Çela, ish-drejtor i “Trepçës”, aktualisht i ngarkuar në “Trepçë” për hulumtimin e resurseve minerare, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ligji të mos zbatohet.

“Pavarësisht se ligji ia ndërron pronësinë ‘Trepçës’, ajo vazhdon ende të menaxhohet nga AKP-ja. Është absurde sepse ligji është miratuar, ndërsa nuk zbatohet”, ka thënë Çela.  Njëjtë thotë edhe drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i cili siguron se vazhdimisht bën trysni tek Qeveria e Kosovës që të fillojë me zbatimin e ligjit, përkatësisht që ta formojë bordin mbikëqyrës dhe bordin menaxhues, pa të cilët ligji nuk mund të zbatohet, shkruan Zëri.

Tmava ka shtuar se bordi mbikëqyrës mund të përbëhet edhe nga njerëz të politikës, por jo domosdoshmërish e siç duket pikërisht këtu ka ngecur puna pasi që edhe PDFK-ja e edhe LDK-ja, partner të koalicionit, janë duke u përpjekur t’i shtyjnë njerëzit e vet në bordin mbikëqyrës, i cili pastaj do ta zgjedhë edhe bordin menaxhues.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz