back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeTre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë arrestohen për keqpërdorim

Tre zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë arrestohen për keqpërdorim

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Pas hetimeve disa mujore me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona, tre prej tyre, persona zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, me inicialet, B.N., K.M. dhe N.V., për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin me inicialet, Xh. S., pronar i Kompanisë “Calabrija” në Gjilan, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale mashtrimi me subvencione nga neni 336.

Ndërkaq, shuma e keqpërdorimit është mbi dyqindmijë (200.000) euro.

Vlen të ceket se katër të pandehurit gjenden ne masën e arrestit shtëpiak.

Të Fundit

Sport

ShowBiz