back to top
Sunday, December 14, 2025
BallinaLajmeTre persona dënohen me 35 vjet burgim për vrasjen e vitit 2012

Tre persona dënohen me 35 vjet burgim për vrasjen e vitit 2012

Të ngjajshme

Bota e dënon sulmin vdekjeprurës në plazhin australian

Të paktën 11 njerëz janë vrarë dhe gati 30...

Sulmi në Sydney, momenti kur policia rrethon dhe qëllon dy autorët mbi urë

Janë publikuar disa pamje tronditëse nga sulmi në Bondi...

Livia “zbulohet” pa filtra, fotoja origjinale tregon një pamje krejt tjetër

Livia Brunga vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 35 vjet burgim tre të akuzuar për një vrasje në vitin 2012.

I akuzuari R.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 13 viteve për veprën penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë.

Të akuzuarit B.B dhe A.K janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve.

I Akuzuari A.SH është liruar nga akuza për veprat penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë, pasi që Gjykata nuk ka gjetur prova.

“Të akuzuarve R.O, B.B dhe A.K me aktvendim të veçantë ju është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimet e shqiptuara dhe koha e kaluar në paraburgim do t’ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.

Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit me datë 06.08.2012 rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Babimoc, pas marrëveshjes paraprake, në bashkëkryerje me të pandehurin A.M i cili gjendet në arrati, kanë privuar nga jeta M.R, për motive të ulëta dhe me dashje direkte.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz