BallinaLajme“Tre nënkalime moderne”, Shukri Buja prezanton projektin për bashkimin e qytetit të...

“Tre nënkalime moderne”, Shukri Buja prezanton projektin për bashkimin e qytetit të ndarë nga hekurudha

Të ngjajshme

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Shukri Buja, kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjait, ka treguar që në planin e tij për qytetin kanë edhe projektin për ndërtimin e tre nënkalimeve moderne.

Në këtë mënyrë ai tha se Lipjani do të jetë i bashkuar, funksional dhe i sigurt për të gjithë.

Kjo pasi hekurudha e ndan qytetin, duke qenë pengesë për lëvizje, tregon ai.

Postimi i Shukri Buja në Facebook:

Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi.

Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!

Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë.

📍 Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.

🚶‍♀️🚴‍♂️ I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.

🚗 I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.

Ky është vizioni ynë:

Një qytet pa ndarje.

Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz