BallinaJetëKurioziteteTre miliarderë afrikanë, më shumë pasuri se gjysma e kontinentit

Tre miliarderë afrikanë, më shumë pasuri se gjysma e kontinentit

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Në Afrikë, ku hendeku mes të varfërve dhe të pasurve sa vjen e thellohet, zbulohet se pasuria e vetëm 3 miliarderëve është më e madhe se pasuria e përgjithshme e rreth 650 milionë njerëzve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e titulluar “Historia e dy kontinenteve”, përgatitur nga Oxfam, me qendër në Britani të Madhe theksohet në padrejtësinë ndaj të ardhurave në kontinent. Pasuria e vetëm 3 të pasurve është më e madhe sesa pasuria e gjysmës së njerëzve të kontinentit i cili ka një popullsi prej 1.3 miliardë.

Poashtu në raportin e publikuar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Afrikën e Jugut, ku Afrika është bërë temë e forumit, bëhet e ditur se ka arritur në rreth 28.8 miliardë dollarë pasuria e biznesmenëve Aliko Dangote, Nicky Oppenheimer dhe Johann Rupert të cilët janë renditur edhe në listën e revistës Forbes.

Për shkak se 75 për qind e të pasurve afrikanë i mbajnë paratë e tyre në llogaritë e tyre ‘offshore’ çdo vit ka një humbje tatimore prej 14 miliardë dollarë, thuhet në raport. Të gjitha vendet afrikane po përpiqen të kapërcejnë një trashëgimi të ngjashme si pabarazia, e kaluara koloniale dhe shpeshherë politikat ekonomike të pasuksesshme që zbatohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore.

Lidhur me këtë janë përmendur edhe mendimet e drejtoreshës së Oxfam, Winnie Byanyima, e cila ka thënë se “Afrika është e gatshme të rritet, por kjo vetëm kur liderët të kenë guximin të mbështesin një ekonomi më njerëzore që punon për shumicën dhe jo për vetëm disa super të pasur”.

Sipas raportit, pasuria totale e 50 për qind të banorëve më të varfër të popullsisë në Afrikë korrespondon me afro 23 miliardë dollarë.

Ndërsa sipas Bankës Botërore, parashikohet se 87 për qind e të varfërve në botë deri në vitin 2030 do të jenë në këtë kontinent.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz