BallinaLajmeTragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Të ngjajshme

Fantastike, Hadergjonaj në formacionin e vitit në Turqi

Florent Hadergjonaj është shpërblyer pas paraqitjeve fantastike që kishte...

72 vjeç por duket si 32, John Travolta i shokon të gjithë me pamjen e tij

Aktori i njohur, John Travolta, ka shokuar të gjithë...

Aksidenti në Dobrushë: Të lënduarit shtrihen në spital

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e...

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rakaj të Ferizajt, është hasur një person pa shenja jete.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktima është një 29-vjeçar.

“Më 16.05.2026, rreth orës 07:35, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë nga një qytetar se në fshatin Rakaj, kishte vërejtur një person pa shenja jete.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, së bashku me njësinë reaguese dhe hetuesit e stacionit policor. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi emergjent mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 29-vjeçar.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetuesit, krimteknikët rajonal dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)” deklaroi Veseli për IndeksOnline.

Ai shtoi se policia, nën autorizim të prokurorit të shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz