back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaShqiptareTre grekë përdhunojnë shqiptaren para kamerave

Tre grekë përdhunojnë shqiptaren para kamerave

Të ngjajshme

Autoritetet në Rodos kanë nisur hetimet pasi një qytetare shqiptare akuzoi 3 shtetas grekë se e kishin përdhunuar dhe i bënin shantazh.

31-vjeçarja, e cila është e divorcuar dhe vitet e fundit jeton në ishullin e Rodos, ku nëpërmjet facebookut ishte njohur dhe më pas kishte krijuar lidhje intime me një vendas, edhe pse ky ishte i martuar e baba i dy fëmijëve.

Ajo shkonte në banesën e këtij të fundit, i cili, sipas denoncimit, në verë të vitit 2016 i propozoi që ta njihte me edhe dy miq të tij.

Partneri dhe dy miqtë i shkuan asaj në banesë dhe pasi konsumuan sasi të mëdha alkooli (edhe 31 vjeçarja e sotme), ajo bëri seks me të tre.

Partneri i tha se i kishte filmuar skenat me celular dhe i premtoi se do t’i fshinte.

Sipas denoncimit, partneri i kërkoi që ta përsëritnin orgjinë, por ajo kundërshtoi. Atëherë ky i tha që po të mos pranonte, do ta vendoste videon në internet.

Atëherë ajo u detyrua të bindej.

Orgjitë përsëriteshin 4-5 herë në muaj për një periudhë njëvjeçare. Dhe gjithmonë partneri filmonte, fillimisht me celular, pastaj me një kamera profesionale.

Sipas denoncimit, të tre ata e kishin detyruar 31-vjeçaren që të nënshkruante një deklaratë, ku thuhej se orgjitë dhe filmimet, ishin bërë me miratimin e saj dhe kundrejt një pagese prej 20.000 eurosh.

Por ajo thotë se kurrë nuk i ka marrë ato para.

Shfrytëzimi i saj mori fund në shkurt 2017, kur u detyrua të largohej nga Rodos për shkak të një problemi të rëndë gjinekologjik që kërkonte trajtim të specializuar.

Ajo u kthye në ishull në verë të atij viti, filloi punë në një biznes dhe kishte ndryshuar edhe banesë, edhe numër telefoni. Mirëpo pak muaj më vonë, në shtator, ish partneri i saj e gjeti dhe duke e kërcënuar e futi në makinën e tij. Shkuan në një vend të shkretë dhe aty e detyroi që të bënte seks. Dhe kjo u përsërit disa herë.

Gjatë kryerjes së hetimeve, 31-vjeçarja gjeti dhe dorëzoi me cilësinë e provës që paktën dy video që janë publikuar në internet, një faqe të njohur pornografike.

Sipas gazetës “Dimokratia” të Rodos, që e ka bërë publike këtë çështje, të tre protagonistët janë marrë në pyetje, por deri tanë thonë se nuk kanë as një lidhje./Mapo

- Advertisement -

Të Fundit