back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaBotëTre fëmijë e një grua gjenden të vdekur në kufirin ShBA-Meksikë

Tre fëmijë e një grua gjenden të vdekur në kufirin ShBA-Meksikë

Të ngjajshme

Raporti i GAP zbulon pabarazi gjinore dhe etnike në programet e mbështetjes për biznese

Instituti GAP ka prezantuar raportin me temë “Forcimi i...

Plaçkitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një plaçkitje e armatosur raportohet të ketë ndodhur mëngjesin...

Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e Kostiq e Miloviq

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për...

Autoritetet amerikanë kanë njoftuar se i kanë gjetur trupat e pajetë të tre fëmijëve dhe të një gruaje në të njëzetat pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën.

Vdekjet e imigrantëve janë të shpeshta në kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara, zakonisht kur të rriturit dhe adoleshentët e pashoqëruar nga familjarët nuk mund t’i përballojnë kushtet e rënda të shkretëtirës dhe mungesës së ujit. Ata shpesh vdesin për shkak të dehidrimit dhe vapës.

Sidoqoftë, rasti i gjetjes së trupave të pajetë të tre fëmijëve është i pazakonshëm, sepse shumica e trupave gjenden në territorin e Meksikës, e jo në anën tjetër të kufirit. Për më tepër, është e pazakontë që trupat e vdekur të gjenden në të njëjtin vend.

“Shumicën e kohës gjejmë persona të rritur ose adoleshentë, por kjo është hera e parë që gjejmë fëmijë dhe është goxha shokuese për ne”, shkroi në Twitter një zyrtar policor amerikan.

Zyrtarët amerikanë thanë se viktimat ka mundësi që kanë vdekur për shkak të dehidrimit dhe ekspozimit në temperatura të larta. Duket se ata kanë qenë imigrantë ilegalë, por policia ende nuk i ka publikuar emrat e tyre ose vendin e prejardhjes.

Mijëra imigrantë nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi e kanë kaluar kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara në muajt e fundit, shkruan “Independet”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz