Kina inauguron autostradën panoramë, asnjë pemë e vetme nuk u pre për ndërtimin e saj
BILLI

Lexo edheTronditen banorët në Gjermani, shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore

Angazhimi i ri synon në ruajtjen e ambientit dhe për këtë arsye gjatë inaugurimit në këtë autostradë u nënvizua fakti, se pemët në zonë, u ruajtën që të gjitha.
Ky projekt parashikon 50 kilometra rrugë të ngritura në lartësi, në një rrugë në provincën e Quighai, në verilindje të Kinës.

Wang Jianliang, një nga drejtuesit e kompanisë që u morr me ndërtimin e rrugës tha se, duke ngritur autostradën në lartësi u shpëtuan 67 mijë pemë, duke bërë që zona pyjore të mbetej e paprekur.
Autostrada është ndër më ekologjiket në botë dhe shërben si rrugë lidhje mes dy parqeve të mëdha kombëtare.

Lexo edheTronditen banorët në Gjermani, shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore
Investimi i provincës Quighai për mbrojtjen e natyrës vetëm në pesë vitet e fundit ka kapur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve./a.y/noa.al
