Tramp kërcënon NATO-n, shumë e rrezikshme për Kosovën
Presidenti sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar shumë, duke rishikuar edhe shumë marrëveshje ndërkombëtare që parardhësit e tij kanë nënshkruar në dëmë të Amerikës sipas Tramp.
Trump e ka kritikuar NATO-n duke thënë se është e vjetërsuar dhe i ka karakterizuar anëtarët e saja si aleatë mosmirënjohës të cilët përfitojnë nga bujaria e Amerikës. Ai thotë se Amerika nuk mund t’i mbrojë më vendet evropiane – dhe në Azi – pa kompensime adekuate, duke sugjeruar se do t’i tërhiqte trupat amerikane nga ato vende, nëse nuk paguhen.

Lexo edheShembet ura që lidh Gjakovën me Klinën
Në këtë pikë të Tramp rrezikon shumë edhe Kosova, pasi nëse Tramp e mbanë këtë premtim, atëherë do të vijë në pikëpytje edhe prezenca e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë./Drenicapress.info/














