Trajneri i madh po e merr drejtimin e Shqipërisë?
BILLI

Lexo edheMigjen Basha me këtë deklaratë ‘godet’ keq Panuccin

Kombëtarja e Shqipërisë e shkarkoi Christian Panuccit, pas rezultateve të dobëta që mori në Ligën e Kombeve dhe në ndeshjen hapëse të EURO 2020 ndaj Turqisë.
‘Kuq e Zinjtë’ tani janë duke kërkuar një trajner të ri, ku në listën e tyre është futur një emër shumë i njohur, shkruan lajmi.net.
Pas emrave si Reja, Sushiç, De Kanio, Zenga, Raduloviç apo Inzaghi do të merren në shqyrtim gjatë këtyre ditëve, ndërsa mësohet se në skenë është edhe një emër shumë i njohur.
Ai është Roberto Donadoni i cili ka drejtuar Kombëtaren Italiane nga viti 2006 deri në 2008.
Lexo edheMigjen Basha me këtë deklaratë ‘godet’ keq Panuccin
Aktualisht Donadoni është i papunë ku së fundmi kishte drejtuar vitin e kaluar Bologna-n. Megjithatë ende nuk ka asgjë zyrtare. /Lajmi.net/