Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, tha pas ndeshjes së Feronikelit me Vllazninë se fondi i futbollistëve do të jetë një problem për skuadrën e tij gjatë kampionatit.
”E kam ditur se do të jetë jashtëzakonisht vështirë dhe ashtu doli. Patëm përballë një skuadër të organizuar në askeptin teknik dhe kompletuar në përgjithësi. Një skuadër që e kishte idenë e qartë se çka do të nxjerrë nga ky takim”, deklaroi Sejdiu.
”Te ne u vërejt edhe fondi i vogël i lojtarëve dhe mungesa e Maliqit dhe Milicajt. Megjithatë, ajo që është më rëndësi ishte fitorja”, shtoi ai.
Feronikeli e mposhti Vllazninë 1:0 me golin e Granit Arifajt.