BallinaLajmeTragjedia e Kryshefcit: Vëllezërit Berisha u vranë për mal

Tragjedia e Kryshefcit: Vëllezërit Berisha u vranë për mal

Të ngjajshme

Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë

Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar...

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Në gjykimin për vrasjen e vëllezërve Ramiz e Arsim Berisha në korrik të vitit të kaluar, në një mal të fshatit Kryshefc të Pejës, i akuzuari Binak Panxha kërkoi që të hidhet aktakuza e ngritur ndaj tij, kërkesë që u kundërshtua nga prokurori i rastit, Agron Galani.

Aktakuza e Prokurorisë së Pejës e akuzon të pandehurin se me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Berisha.

Siç thuhet në aktakuzë, krimi është kryer si rezultat i prerjes së pyllit të të pandehurit nga viktimat.

Akti akuzues tregon në detaje ngjarjen tragjike. Aty thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru.

“Pasi i kishin parkuar qerret buzë rrugës dhe ishin futur në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim ishte duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët”, thuhet në aktakuzë.

Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i kishte larguar trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, duke i zhvendosur në një pjesë të tokës pa pronar.

Në seancën e kaluar nëna e dy viktimave Ramiz e Arsim Berisha kërkoi nga Gjykata e Pejës përjashtimin e gjyqtarit të çështjes dhe që çështjen ta gjykojë një gjyqtare grua, raporton kallxo.com.

Kërkesa e saj është refuzuar nga kryetari i Gjykatës së Pejës.

Binak Panxha është deklaruar i pafajshëm në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Berisha.
“Jam i pafajshëm në lidhje me akuzat të cilat më ngarkohen”, kishte thënë i akuzuari Panxha në Gjykatën e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz