back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeTragjedia e dyfishtë e familjes Aliu, Shqipdoni u gjet i vdekur në...

Tragjedia e dyfishtë e familjes Aliu, Shqipdoni u gjet i vdekur në vendin ku i kishte punuar babai

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

As një metër nuk i ndanë nga vendi ku ata dy pushojnë përjetësisht.  Babë e bir nga fshati Gadime e Poshtme e Komunës së Lipjanit u varrosën brenda katër ditëve. Nevzat Aliu 56 vjeçar, e humbi jetën pas një beteje një vjeçare me kancerin, e i biri i ti i vetëm, Shqipdoni 24-vjeç po dyshohet se kreu vetëvrasje pak ditë pasi e humbi babanë.

Shqipdoni u gjet pa shenja jetë në mbrëmjen e së hënës në vendin ku prindi i tij i ndjerë kishte punuar për vite me radhë- në gurëthyesin e Gadimes. Gazeta Express, sot ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy viktimave. Nga aty sjellë rrëfimin e dhimbshëm të familjarëve për gjithë ngjarjen.

E mbyllën një të pame, e menjëherë pas saj e hapën tjetrën. Një histori e trishtueshme e ka përcjellë familjen Aliu nga fshati Gadime e Poshtme e komunës së Lipjanit. Kryefamiljari i kësaj familje, Nevzat Aliu, para një viti u diagnostikua me kancer. Me këtë sëmundje të rëndë luftoi për më shumë se 12 muaj.

Por kur gjendja e tij shëndetësore kishte filluar që t’i përkeqësohej, kishte qenë djali i tij i hasretit, Shqipdoni, ai i cili po e përjetonte më së rëndi gjithë sëmundjen e babait i cili i ndërroi jetë në javën e tretë të muajit tetor.

Babai i Shqipdonit, Nevzati, kishte qenë në ditët e fundit të jetës së tij, në momentin kur i biri, Shqipdoni doli nga shtëpia për mos t’u kthyer më. Momentet e fundit të jetës së prindit sic duket ai nuk mundi që t’i përjetonte.

Më 14 tetor kishte dalë nga shtëpia, e aty Shqipdoni u kthye vetëm pas 10 ditëve, por fatkeqësisht i vdekur.

Gazeta Express, sot ka qëndruar në Gadime të ulët. Aty ku familja po e mbante ditën e parë të së pamës për djalin e tyre të vdekur.

Familja e Shqipdonit, nuk po beson se birin e tyre mund ta ketë vrarë dikush. Sipas tyre, gjendja emocionale e Shqipdonit, kohëve të fundit ka qenë pak e trishtueshme. Kjo për arsyen e vetme sipas tyre-, sëmundjen e babait.

Ata deklarojnë se me aq sa dinë, djali i tyre, nuk kishte pasur probleme me askënd.

“As vet nuk po e kuptojmë se si ka ndodhë e gjithë kjo ngjarje. Djali ka dal prej shtëpisë më 14 tetor. Na kishte thënë se po del me e kry një punë. Por nga ai moment më nuk u kthy. Ka qenë i mërzitur, se babën e vet e kanë diagnostikua me kancer para një kohe”, ka deklaruar daja i tashmë të ndjerit.

E Shqipdoni u gjet pa shenja jete në vendin ku pikërisht kishte punuar për vite me radhë prindi i tij, i cili tashmë ka vdekur. Në gurthyes në Gadime.

Familja e tij po besojnë se djali ka kryer vetëvrasje.

“Po e presim policinë. Po thonë që ka kry vetëvrasje, mund të jetë e vërtetë. Ai e ka dashtë shumë babën e vet. U kanë djal hasreti”, tregon familjari i 24-vjecarit të ndjerë.

E i ndjeri, Shqipdon Aliu, sic duket pas vetës ka lënë disa mesazhe. Sipas banorëve të fshatit, në disa incizime që ai i ka lënë në telefon thuhet se përmes tyre i ka shprehur dashurinë prindërve të tij dhe se ka treguar gjendjen e rëndë emocionale.

“Ju kam dashtë. Zemra më është therë”, besohet se janë mesazhet që Shqipdoni ia kishte përçuar familjes.E në vendin ku u gjet pa shenja jetë Shqipdoni, banorët kanë hasur në telefonin e tij, një shkrepës dhe një paketë të thatë me cigare.

Me gjithë këtë rast, tashmë është duke u marrë edhe Prokuroria e Shëtit. Ndërkohë autopsia tashmë i është bërë trupit të pajetë të Shqipdonit 24-vjecar.

Rezultati i saj pritet që të bëhet publik gjatë kësaj javë.

Shqipdoni ishte djali i vetëm i familjes Aliu. Prindi i tij, Nevzati ndërroi jetë para pak ditëve. Ata lan pas një vajzë 10-vejcare dhe gruan. Nga rrethi i tij, Shqipdoni është shquar si djalë punëtor dhe me sjellje shembullore. Kishte punuar për vite me radhë si dizajner grafik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz