Tragjedi në Tiranë: Nëna dhe vajza gjenden të vdekura në banesë
Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme.
Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares t’i kërkonte ndihmë policisë.
Jaupaj tregon se kishte hyrë nga dritarja e banjos.
Rebani Jaupi: “Vëllai ka telefonuar dhe ka thënë nuk kam kontakt prej tre ditësh me motrën dhe nuk përgjigjen në telefon. U ngrit grupi hetimor, shkuan në banesë dhe në pamundësi për të hapur derën e banesës, hymë nga dritarja e banjos. Konstatuam të ëmën të vdekur. Një nga vajzat në gjëndje kritike për jetën. Në një ambient tjetër, në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe mbi batanije një jorgan vajza tjetër pa shenja jete. U ngrit grupi hetimor dhe po kryen veprime. Mendohet se mund të jenë vetëflijuar.”

Lexo edhe“Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, ndeshja e futbollit në Shqipëri fillon me vonesë
Dyshohet se vajzat ishin ndjekëse të dëshmitarëve të Jehovait
“Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjutarëve që ishin në banesë. Të dy vajzat ishin me arsim të lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditëve të fundit” u shpreh drejtori i policise.














