BallinaLajmeTragjedi në Gjakovë – 29-vjeçari humb jetën pas rënies nga lartësia gjatë...

Tragjedi në Gjakovë – 29-vjeçari humb jetën pas rënies nga lartësia gjatë punës me kran, Policia nis hetimet

Të ngjajshme

Një punëtor 29-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në Gjakovë, pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë punimeve me kran. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se njësitet relevante dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi për lajmi.net ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se një person mashkull, i moshës madhore ka rënë nga një ndërtesë e lartë gjatë kohës sa ishte duke punuar në rrugën ‘Pjetër Bogdani’ në Gjakovë. Njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit. Sipas Policisë, një person është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz