Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP 5”, Shëndriti ka dhënë intervistën e parë ku ka ndarë përshtypjet për eksperiencën në shtëpinë më të famshme dhe marrëdhënien e krijuar me Selin.
Ai u shpreh se e ka shijuar maksimalisht këtë edicion, duke theksuar se përtej debateve dhe tensioneve, ajo që mbetet janë momentet e mira dhe lidhjet e krijuara me banorët.
“Në përgjithësi e kam shijuar shumë. Sot është një mbrëmje e bukur, me më pak presion dhe po e shijojmë më lirshëm,” tha ai.
Duke kujtuar eksperiencën, Shëndriti shtoi se konfliktet brenda shtëpisë humbasin peshë sapo del jashtë lojës.

“Me Selin e kemi diskutuar shpesh që debatet brenda shtëpisë harrohen shumë shpejt kur del jashtë. Më kanë mbetur momentet e bukura, humori, batutat dhe shoqëria.”
I pyetur për marrëdhënien me Selin dhe fitoren e saj në format, ai u shpreh mjaft pozitiv.
“Jam shumë i lumtur për të. Ajo e meritonte plotësisht. Mendoj se gjithë ajo përvojë dhe sakrificat u shpërblyen. Shpresoj që ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë këtë eksperiencë. Shoqëria që krijuam aty është gjëja më e vlefshme që mora nga ai format.”
Shëndriti përmendi gjithashtu edhe grupin e tyre të ngushtë brenda shtëpisë, duke theksuar se lidhjet vazhdojnë edhe jashtë lojës.

“Grupi pozitiv ekziston dhe jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Do të vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit.”
Sa i përket takimit pas finales, ai pranoi se momentet ishin emocionale dhe spontane.
“Nuk mbaj mend shumë detaje, thjesht u përqafuam dhe shijuam afterparty-n.”
Një pjesë e rëndësishme e intervistës ishte edhe raporti me familjen e Selin, për të cilin ai foli me respekt.

“Familja e Selin është e mrekullueshme. Kam shumë respekt për zonjën Jasmin. Më kanë falënderuar dhe më kanë thënë se dera e shtëpisë së tyre në Tiranë është gjithmonë e hapur për mua. Jam shumë mirënjohës për këtë pritje.”
Në fund, Shëndriti u ndal edhe te planet e tij pas daljes nga formati, duke lënë të hapura mundësitë për projekte të reja në media.
“Jam duke pritur me qetësi projektet e reja. I përkas ekranit dhe medias, por është ende herët për të folur konkretisht. Ka pak kohë që kam dalë dhe po e shijoj këtë periudhë. Jam i sigurt që nuk do ndalem këtu dhe shumë shpejt do të rikthehem para publikut.” /GazetaExpress/